-Themeluesi i WikiLeaks përsërit se Rusia nuk është përgjegjësie për hakerimin-

Themeluesi dhe kryeredaktor i WikiLeaks, Julian Assange thotë se është një arsye “e dukshme” pse administrata e Obamës është përqëndruar në rolin dyshues ndaj Rusisë për miratimin e emaileve të Demokratëve gjatë fushatës zgjedhore presidenciale, ku Donald Trump fitoi.

“Ata po përpiqen të delegjitimojnë administratën e Donal Trump tani që ai është nisur për në Shtëpinë e Bardhë”, tha  Assange në një intervistë me Fox Neës, të Martën mbrëma, sipas një transkriptimi të ekspertëve të rrjetit.

“Ata po përpiqen të thonë se presidenti i zgjedhur Trump nuk është një president i legjitimuar”, tha Assange në intervistë, teksa është i mbyllur në ambasadën e Ekuadorit në Londër.

/Veritas..com.al/