Trilateralja e Novi Sadit miratoi deklaratën në bazë të së cilës konfirmohet vullneti për të formuar një unuon ballkanik.

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, Kryeministri Edi Rama dhe Kryeministri i Maqedonisë Veriore Zoran Zaev, u shfaqen energjik.

Ajo në të cilën u pajtuan ishte se rajoni ka nevojë urgjente për fokus në bashkëpunim. Qytetarët kërkojnë përgjigje për një jetë më të mirë.

Kryeministri Edi Rama tha se vendet e rajonit duhet të bëjnë diçka vetë.

Mikpritësi, Aleksandar Vuçiç tha se ky takim nënkupton që rajoni do të jetë më tërheqës për investitorët.

“Shumë njerëz, takimin tonë në Novi Sad të njohur për shpirtin e tolerancës, do ta quajnë revolucionar, por unë nuk jam i gatshëm të përdor fjalë të tilla, por mendoj se është takim me rëndësi të veçantë, sigurisht për Serbinë padyshim. Një funksionim i tillë mundëson jetën më të mirë për qytetarët dhe mund të sjellë edhe investitorë të huaj”.

Kryeministri Zaev u pajtua me këto qëndrime, duke thënë se Ballkani më nuk është fuçi baruti.

“Kjo është një nismë që do të na bëjë një rajon më konkurrent në rajon dhe do të na ndihmojë më shumë edhe tek BE-ja. I ftoj të gjithë Ballkanin që të përfshihen dhe të jemi gjashtë vendet”.

Ky takim do të vazhdojë në qytetin e Ohrit më 10 Nëntor kur edhe pritet që nisma të konkretizohet me firmat e liderëve.

Veritas.com.al/