Ambasadorja e SHBA-ve, Yuri Kim, ishte e pranishme gjatë prezantimit të indeksit së biznesit për 2019 nga Dhoma amerikane.
Në fjalën e saj Yuri Kim i bëri thirrje politikës shqiptarë të lërë lojërat e fajit por të punojnë për të mirën e popullit. “Shqiptarët janë të lodhur nga politika. Duan zgjidhe, jo të vazhdohet me një lojë faji, duan që udhëheqësit të punojnë së bashku për të mirën e popullit”, tha ndër të tjera ambasadorja Yuri Kim.
“Jam sot këtu për të thënë se rritja e mundësive të biznesit mes SHBA dhe Shqipërisë është një nga prioritetet e mia. Anketimet tregojnë rënie në klimën e biznesit, ka qenë një vit i vështirë, pasi veç tërmetit ka qenë edhe situata e COVID 19. Po ashtu në këtë përkeqësim ka ndikuar edhe klima politike, konkurrenca e pandershme dhe korrupsioni. Vërehet se ka rënie të investimeve amerikane”,- tha ajo.
Duke iu drejtuar politikanëve, Kim vazhdoi: “Në vend që të caktojmë se kush e ka fajin për problemet që ekzistojnë, shpresojnë që autoriteti i biznesit t’i rishikojë këto. Jam kureshtare të di cili është vizioni i Dhomës Amerikane në këtë situatë të vështirë, si mund të krijohen vende të reja pune, si do thithen investitorët. Shqiptarët janë të lodhur nga politika. Duan zgjidhe, jo të vazhdohet me një lojë faji, duan që udhëheqësit të punojnë së bashku për të mirën e popullit. Duan të kenë shanse, mundësi dhe jo korrupsion, mundësi që t’ju japin një të ardhme më të mirë fëmijëve të tyre. I sfidoj të gjithë në qeveri apo jo, në biznes që ta marrin parasysh këtë raport që të ndryshoni, të të ecni përpara. Populli do rezultat, vizon jo ofendime. Besoj që udhëheqësit shqiptarë janë të aftë në këtë sfidë. SHBA do jenë të gatshme t’ju mbështesin”, përfundoi Yuri Kim.