Më shumë se 41% e familjeve shqiptare në Shtetet e Bashkuara përfitojnë ndihmë sociale nga shteti amerikan. Të dhënat u publikuan nga vetë presidenti amerikan Donald Trump në një postim në rrjetin e tij social Truth Social.

Trump shpërndau dy tabela me të dhëna në lidhje me përfitimin e asistencës sociale nga familjet emigrante në Shtetet e Bashkuara. Sipas këtyre të dhënave, 41.3% e familjeve shqiptare përfitojnë nga shteti amerikan, ndërsa në listë përfshihet edhe Kosova me 46%.

Tabelat janë pjesë e një renditjeje me titull “Immigrant Welfare Recipient Rates by Country of Origin”, ku paraqitet përqindja e familjeve emigrante që marrin asistencë sociale, ndahet sipas vendit të origjinës.

Shqipëria rezulton me një përqindje më të ulët krahasuar me Kosovën apo vende të tjera, por mbi pragun 40%, duke u renditur pranë shteteve si Moldavia, Ukraina dhe Vietnami.

Në krye të listës janë vende si Bregu i Fildishtë, Liberia, Algjeria apo Siria, me mbi 49 apo mbi 48%. Pra edhe pse Shtetet e Bashkuara konsiderohen si vendi ku mundësitë janë të panumërta, shumë familje duket se zgjedhin të përfitojnë asistencën sociale në vend të një pune.

Donald Trump dhe administrata e tij kanë qenë të ashpër ndaj emigrantëve në Shtetet e Bashkuara dhe kanë goditur komunitete për të cilat kanë thënë se nuk sjellin asnjë lloj kontributi.

Komente

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *