Gazetari i ABC News, Leonidha Musaj ka qenë prezent në “shtëpinë e barit” në Shijak, ku u gjet edhe një arsenal armësh. Musaj shprehet se vila ndodhet në një zonë të banuar, me shumë biznese dhe në rrugë kryesore. Po ashtu ai shton se dy vëllezërit punonin vetë për mirëmbajtjen e aktivitetin duke tentuar për ta mbajtur sa më të izoluar.
Ajo që i ka fundosur vëllezërit sipas gazetarit ka qenë sasia e madhe e vazove që kanë blerë si edhe plehu kimik.
“Vila 4-katëshe është në buzë të rrugës kryesore. Kati i 3 dhe 4 ishte i përshtatur për rritjen e bimëve narkotike. Një aktivitet familjar, pasi dy vëllezërit punonin vetë. Gabimi që bën janë sasia e vazove që kanë futur në ambientet e shtëpisë, ku ka rënë në sy nga policia.
Policia i ka mbajtur disa ditë në vëzhgim deri në momentin që është siguruar dhe ka zhvilluar operacionin mbrëmjen e djeshme, “ tha ndër të tjera Musaj.