Shtëpia e Bardhë thotë se “qëndron në solidaritet” me ‘aleatin më të ngushtë”- Mbretërinë e Bashkuar dhe mbështet vendimin e shtetit Britanik për të përzënë diplomatët rus.
Kryeministre Theresa May tha se diplomatët Rus do të përzihen pasi Moska refuzoi të shpjegonte se si agjenti nervin i prodhuar nga Rusia u opërdor ndaj spiunit Rus në Mbretërinë e Bashkuar.
Moska ka mohuar përgjegjësinë por akoma nuk ka bërë të qartë se si do të përgjigjet.
Zëdhënësja e presidentit Donald Trump ka akuzuar Rusinë për të minuar sigurinë e vendeve në mbarë botën.
Editori i BBC për Amerikën e Veriut tha se deklarata e Shtëpisë së Bardhë është dukshëm i qartë në mbështetje të Theresa May, kryeministre e Mbretërisë së Bashkuar.
VERITAS.COM.AL/