-Presidenti i Shteteve të Bashkuara flet nga skena në Orlando, Florida. Sulme kunder dem, gazetarëve dhe mbrojtje për Amerikën e thellë-

 

Donald Trump nis fushatën elektorale për vitin 2020. Presidenti i Shteteve të Bashkuara, nga skena e Orlandos, Florida, ka kandiduar zyrtarisht  për udhëheqjen e Shtëpisë së Bardhë, duke u fokusuar mbi shtyllat e fushatës elektorale që e çuan në fitore ne zgjedhjet e fundit presidenciale: identiteti kombëtar, lufta kundër emigracionit të paligjshëm, mbështetja për klasën punëtore dhe atë Amerikë të thellë që e çoi atë në fitore në 2016.

Ja dolëm mbanë një herë dhe do tja dalim përsëri,” tha Trump, “prandaj jam sonte përpara jush për të nisur zyrtarisht fushatën time për një mandat të dytë si president i Shteteve të Bashkuara“. Përpara rreth 20 mijë njerëzve, presidenti i SHBA sulmoi gazetarët e pranishëm, duke i quajtur ata krijues të lajmeve të rreme dhe rivalët e Partisë Demokratike duke i akuzuar për ekstremizëm dhe te ushqyer “nga urrejtja” dhe nga dëshira për të “shkatërruar Vendin“. Dhe ka premtuar një “tërmet” në zgjedhjet e 2020 siç ishte në zgjedhjet e fundit elektorale për udhëheqjen e Uashingtonit.

Për të blinduar kandidaturën e tij dhe për tju bashkuar elektoratit republikan, Trump gjithashtu iu referua edhe rritjes ekonomike të Shteteve të Bashkuara, me një bum të paprecedent të punësimit, por edhe ndërtimit te murit me Meksikën, vullnetit për të rifilluar garën për hapësirën deri në mbështetjen financiare për kërkimin shkencor për kurat kundër kancerit dhe kundër AIDS.

Zgjedhja e Floridës nuk është e rastësishme. Shteti ne Jug-lindje te Shteteve të Bashkuara është një Shtet i Lëkundur dhe nëse Trump dëshiron të fitojë në zgjedhjet e ardhshme, do të duhet të kalojë patjetër nëpër këtë shtet .

VERITAS.COM.AL/