Sot e Enjte, Shtetet e Bashkuara të Amerikës në sulmin në Afganistan ka hedhur deri më tash bombën më të madhe jo bërthamore, GBU-43, e njohur si “nëna e të gjitha bombave” (MOAB- Mother of all bombs), njoftoi të enjten Ushtria e SHBA-ve.

Sulmi është kryer në një shpellë në krahinën Nangarar në lindje të Afganistanit, të cilën e kanë përdorur ekstremistët e Shtetit Islam.

Bomba, e njohur zyrtarisht si GBU-43B, ose armë të shpërthimit masiv në ajër, lëshoi 11 tonë eksploziv. Kur u krijuar në fillim të viteve 2000, Pentagoni bëri një prezantim formal mbi justifikimin legal për përdorimin e saj luftarak.

Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Sean Spicer e hapi ditën e  konferencave për media duke folur rreth përdorimit të bombës dhe tha se “Objektivi ynë ishte një sistem tunelesh dhe shpellash që luftëtarët e ISIS kanë përdorur për të lëvizur lirisht, që për ta ishte favorizuese në luftën kundër ushtrisë amerikane dhe forcave të Afganistanit në zonë”.- tha.

“Shtetet e Bashkuara e kanë seriozisht luftën kundër ISIS me qëllim që të shkatërrojë grupet e ISIS”- tha Spicer.

/Veritas.com.al/

In this U.S. Air Force handout, a GBU-43/B bomb, or Massive Ordnance Air Blast (MOAB) bomb, is launched November 21, 2003 at Eglin Air Force Base, Florida.