(FOTO: Viktor Orban, kryeministër i Hungarisë)/

Kryeministri i Hungarisë , Viktor Orbán ka shprehur një “reagim nervoz” ndaj politikanëve të Bashkimit Europian që i referohen  Presidentit amerikan, Donald Trump dhe për urdhrin e tij ekzekutiv : “Mbrojtja e Kombit nga sulmet terroriste të kombeve të huaj”.

Orban ka thënë se “kjo nuk është punë e Europës”.

“Shtetet e Bashkuara nuk është shtet anëtar i Bashkimit Europian; ai është një shtet i pavarur dhe si i tillë ka të drejtë të vendosë mbi kufijtë e vet, mbi politikat jashtme dhe politikat e emigracionit”- thuhet në deklaratën e websit-it zyrtar të qeverisë së Hungarisë.

“Kjo është një gjë që Shtetet e Bashkuara ka të drejtë të bëje”- tha lideri i Partisë Fidez duke theksuar se “Kjo nuk ka asnjë ndryshim me atë se çfarë mendojmë ne… Ne duhet të përqendrohemi në problemet tona në vend të kritikave ndaj Shteteve të Bashkuara”.

/Veritas.com.al/