Në programin e fushatës elektorale të kancelares Angela Merkel, konservatorët e kane hequr fjalën ‘mik’ në përshkrimin që i bëhet marrëdhënieve me Shtetet e Bashkuara.

Katër vjet më parë, programi i përbashkët mes Kristian Demokratëve (CDU) të Merkel dhe partisë motër të Bavarisë- Unionit Social Kristian iu referuan Shteteve të Bashkuara si “miku më i rëndësishëm i Gjermanisë” jashtë Europe.

Edhe programi i vitit 2013 gjithashtu e përshkruante “miqësinë” me Uashingtonin si një “gur themeli” të marrëdhënieve ndërkombëtare të Gjermanisë dhe u tha se forcimi i lidhjeve ekonomike transatlantike do të arrihet duke hequr barrierat.

Ndërsa në vitin 2017 fjala “mik”  ndaj Shteteve të Bashkuara u hoq nga programi i Merkel.

Veritas.com.al/