Shefi i Pentagonit, James Mattis tha se çdo kërcënim ndaj Shteteve të Bshkuara ose kundër aleatëve të SHBA nga Koreja e Veriut do të përballet me një “përgjigje ushtarake masive”.
Komentet e tij erdhën pas një takimi të shkurtër mbi sigurinë kombëtare me presidentin Donald Trump. Takimi u zhvillua mbi provat e fundit bërthamore të shtetit të izoluar komunist.
Pheniani tha se ka lëshuar me sukses bombën me hidrogjen e cila mund të transportohet me raketa me rreze të gjatë.
Lëvizja erdhi pas dënimit ndërkombëtar.
Koreja e Veriut ka sfiduar sanksionet e Kombeve të Bashkuara dhe presionin ndërkombëtar, duke zhvilluar armatimin bërthamor dhe duke kryer prova me raketa që mund të godasin edhe Shtetet e Bashkuara.
Veritas.com.al/