Rashida Tlaib duket e destinuar të bëhet gruaja e parë myslimane e zgjedhur në Kongres. “Po vënë në pikëpyetje identitetin tonë mysliman”

Nga: Matteo Orlando/

Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës te Donald Trump po bie një mur tjetër

Rashida Tlaib duket e destinuar të bëhet gruaja e parë myslimane e zgjedhur në Kongres.

Pasi ka fituar e qetë zgjedhjet e saj primare demokratike në shtetin amerikan te Miçiganit, pranë  distriktit te 13-të kongresual te shtetit, duke siguruar 33.6% të votave dhe duke kaluar me pesë pikë përqindje Brenda Jones, rivalja më e afërt, 42-vjeçarja bije e emigrantëve Palestinezë është destinuar të fitojë vendin, sepse për zgjedhjet e nëntorit, për një mandat dyvjeçar që fillon në janar, asnjë kandidat republikan apo nga forca politike te tjera nuk kanë marrë pjesë në primaret.

Rashida Tlaib është njëkohësisht në gare për të vazhduar dy muajt e fundit të mandatit të John Conyers, i cili dha dorëheqjen në dhjetor duke përmendur arsye shëndetësore pasi u akuzua për ngacmim seksual.

“Faleminderit shumë që ma bëtë  te mundur këtë moment të pabesueshëm , nuk kam fjalë, mezi pres tju shërbej në Kongres”, ka shkruar më 8 gusht në Twitter Rashida Tlaib.

Në vitin 2006, Keith Ellison, një demokrat nga Minesota, u bë i pari burre musliman që u zgjodh në Kongres. Ai aktualisht është kandidat për Prokurorin e Përgjithshëm në shtetin e tij të origjinës. Dy vjet më vonë, në vitin 2008, Andre Carson, një përfaqësues demokrat nga Indiana, ishte muslimani i dytë që shërbeu në Kongres. Tani është rradha e një gruaje që duket se është një burim frymëzimi për gratë dhe minoritetet e tjera.

Tlaib i tha ABC se vendimi i saj për të kandiduar ishte i motivuar nga sulmet në rritje ndaj amerikanëve-myslimanëve dhe emigrantëve pas zgjedhjes së presidentit amerikan Donald Trump.

“Nuk garova sepse zgjedhja ime do të kishte qenë historike,” tha Tlaib, por për “padrejtësitë” që pësuan djemtë e mi, “të cilët po vënë në dyshim identitetin e tyre musliman”. “Kur shikon një person palestinez me emrin dhe besimin tuaj qe ka sukses, tregon,” sipas Tlaib, se qeveria amerikane “mund të na ndalojë të hyjmë në vend, por jo të zgjidhemi”.

Zgjedhjet afatmesme të  2018 në Shtetet e Bashkuara,  kane shënuar një numër rekord muslimanësh që marrin pjesë, të paktën nëntëdhjetë. Njëmbëdhjetë gra do të kandidojnë për t’u bërë guvernatore në nëntor, ndërsa njëqind e tetëdhjetë e dy gra do të kandidojnë për Dhomën e Përfaqësuesve.

Veritas.com.al/