Nga janari i vitit 2022, shteti do të marrë në mbrojtje dhe do të financojë deri në moshën 25-vjeçare, të gjithë fëmijët, prindërit e të cilëve kanë humbur jetën në krye të detyrës.
Kështu tha nga foltorja e Kuvendit kryeministri Edi Rama.
Ai nenvizoi se Kuvendi do të përcaktojë një status të ri për të gjithë fëmijë e ‘dëshmorëve të Atdheut’, të mjekëve apo infermierëve që humbën jetën në krye të deytrës si rezultat i pandemisë, të personave që kanë humbur jetën për të mbrojtur pronës, të shtetasve shqiptarë që kanë humbur jetën si pasojë e përmbushjes së detyrës në gjendje të jashtëzakonshme apo të fatkeqësisë natyrore.
Sipas Ramës statusi përfitohet deri në 18 vjeç, por shtyhet deri në 25 vjeç kur ndjek arsimin e lartë.