Nga Veritas.com.al/

Lëvizja Socialiste për Integrim, LSI, sot e Dielë, ka kreyer veprimin e parë politik pas dekorimit si president të kryetarit Ilir Meta. Duket sikur mu përpara selisë së Presidencës është kryer beteja e parë politke; dhe kjo është kryer përballë ‘çiftit’ PS.

LSI sot ka kërkuar që në qeverinë e ardhshme, kryeministri të jetë nga pala e LSI. Sot LSI ka vënë edhe emrin e kryeministrit dhe ky do ‘të jetë’ Petrit Vasili. Petrit Vasili ishte kryetar i rupit parlamentar të LSI; por me largimin e Ilir Metës për në Presidencë, ai ka mbetur kryetar i LSI. Deputetja Kejda Mehmeti, më e reja në KUvend, ka thënë sot se Vasili do të jetë kryeminstër i ardhshem, ashtu sikurse vetë LSI do të jetë parti e parë elektorale në të ardhmen, dmth., në zzgjedhjet që vijnë.

Zonjusha Mehmeti, sigurisht, e këshilluar nga kryetari i LSI, Meta, ka thënë se ‘këtë e kemi kërkuar prej vitesh’, dmth., që të kemi kryeministër nga radhët e LSI.

Me sa duket, po nën këshillat e zotit Meta, Mehmeti ka thënë se ‘duhen zgjedhje të lira për t’u quajtur vend demokratik’. Ajo ka lënë të nënkuptohet se vendi ynë nuk ka zgjedhje të lira. ‘Në një vend ku përdoren paratë e korrpsionit dhe të drogës për vota, nuk ka zgjedhje të lira’, ka thënë ‘zëdhënësja’ e Metës, zonjusha Mehmeti.

Sinjali i zonjushës Mehmeti, sikur zoti Meta të ishte ‘korekt’ me atë që thotë,- nënkupton se tani kur Meta bëhet President, do t’i hyjë luftës kudnër drogës dhe krimit. Por kjo nuk është e besueshme. Fjalët që thuhen nga liderët e LSI kanë provuar se janë thjesht ‘isharete’ mes LSI dhe PS për të marrë më shumë pushtet.

/Veritas.com.al/