Shtyhet seanca për ish-kryeministrin Sali Berisha. Shkak është bërë kërkesa e palës mbrojtëse, e cila ka kërkuar më shumë kohë, që të njihet me aktet dhe provat e paraqitura nga Prokuroria.

Të mërkurën, në orën 11:00, do të mbahet seanca në ngarkim të ish-kryeministrit Sali Berisha për miratimin e kërkesës së Prokurorisë për “arrest shtëpie” për dosjen hetimore të privatizimit të ish-kompleksit sportiv “Partizani”.

Kjo kërkesë u bë të premten e kaluar, një ditë pasi Kuvendi vendosi me 75 vota pro heqjen e imunitetit duke vendosur kështu Sali Berishën në dorë të drejtësisë. Ish-kryeministri u përfaqësua në seancë nga dy avokatët e tij Genc Gjokutaj dhe Sokol Mëngjesi.