Nga L. Skiro/

Prej disa ditësh, qëkurse qeveria  po bënte gati ligjin për importimin e mbetjeve që të riciklohen në Shqipëri, media dhe politikanë të opozitës zbuluan se qeveria u ngut për ligjin për shkak të interesave të kryeministrit, i cili “do të marrë 4 milionë euro” në dorë, nga mafia e plehrave.

Fakti që kryetari i partisë Socialiste, Rama (sot kryeministër) ndryshoi qind për qind qëndrimin ndaj importit të plehrave, dëshmon se një forcë shumë personale e bëri që të ndryshojë qëndrim. Para dy vjetësh ai ishte “sakrifikuar” nëpër podiume dhe tribuna, duke thërritur e mallkuan “importimin e plehrave”, por menjëherë ndryshoi dhe kërkon me ligj importin nga bota.

Media ka gjetur disa hije dyshimi se mafia e plehrave jashtë vendit ka premtuar se do t’i japë në dorë 4 milionë euro.

Megjithatë, edhe pse kjo është thënë hapur, jo veç nga politikanë të opozitës, por edhe nga deputetë të Partisë Socisliste, akoma kryeministri nuk ka mohuar. Deputeti Socialist, Ben Blushi deklaroi se “është blerë ligji” nga mafia; por asnjë reagim nga kryeministri.

Sot, në seancën Parlamentare të radhës, ish-kryeministri Berisha, deputet i opozitës,  ka hedhur akuza të forta në Kuvend ndaj Edi Ramës. Berisha tha se “kryeministri ka marrë 4 milionë euro për të miratuar këtë ligj”.

“Si ka mundësi që ky njeri që tre vjet më parë e quante tradhti kombëtare, importin e plehrave dhe detyroi 5-6 mijë socialistë të firmosnin referendumin dhe e quante vepër të mafies; por i kapërdin të gjitha këto, i lëpin të gjitha, i shkelmon të gjitha këto?! Përgjigja është vetëm një: 4 milionë euro në valixhe! Kjo është vetëm dora e parë!”, tha Berisha.

Ndërkohë që Rama ka reaguar direkt duke thënë se Berishës i shkon mendja në këto muhabetet me valixhe, ngaqë i ka bërë vetë, përsëri nuk solli asnjë provë se “nuk është e vërtetë”. Në një shoqëri normale, çdo qytetar ka të drejtën të dijë të vërteta të “shkulura” thellë kur dikush në qeveri akuzohet për manipulime të tillë, aq më tepër për “shitje të ligjit”.

Ndërkohë, vetë kryeministri është i detyruar të shpjegojë “duke e shkulur nga thellësia” provën e të vërtetës. Në qoftëse nuk bëhet kjo, atëherë mbetet një gjë: Që akuzat ndaj kryeministrit janë të vërteta.

Prova mbetet veç një.

/ Veritas.com.al/