Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka thjesht një pyetje, të cilën e shtron përpara krerëve të qeverive pjesëmarrëse në Organizatën e Kombeve të Bashkuara: “Si mendojnë të na ndihmojnë ndotësit e mëdhenj neve, që jemi jondotës?”.

Ky është i vetmi shqetësim i shprehur nga kryeministri. Ai ka vijuar “kërkesën e tij të llogarisë” me pyetjen se sa kohë duhet të kalojë, ku Shqipëria bën gjënë e duhur, dhe penalizohet nga të tjerët.

Në mesazhin e tij, Rama ravijëzoi faktin se Shqipëria, energjinë elektrike, e prodhon 100% me burime të ripërtëritshme. Këtu, duke iu referuar atyre hidrike.

Pikërisht për këtë fakt, asnjë karburant fosil nuk shfrytëzohet. Pra, nuk ka ndotje të mjedisit për ta prodhuar atë.

Mënyra se si Shqipëria ndikon në ndotje, është duke blerë energjinë që i nevojitet nga partnerë të mëdhenj. Ata e prodhojnë atë me shfrytëzimin e karbonit apo lëndëve të tjera çliruese të dyoksidit të karbonit gjatë procesit kimik.

(Edi Rama, gjatë fjalimit në Glasgow)

“Vendi ynë i vogël ju pyet: “Për sa kohë do të na duhet të vazhdojmë të bëjmë të vetëm gjënë e duhur? Për sa kohë do të na duhet të jemi të parët që paguajnë çmimin për kontributin tuaj në ndryshimin e klimës?”.

Situata e energjisë, është po ashtu shqetësuese për kreun e Qeverisë. mbi të gjitha, me ardhjen e dimrit.

Shqipëria, duhet të blejë tashmë dhe me çmim të kripur, për të mos e ndalur furnizimin me rrymë.

Ndërsa vendi, mbetet midis dy dilemave: Lutjes për shira dhe lutjes që ato të mos çojnë në përmbytje me prurjet në kaskadat hidrike në vend.

Në përmbyllje, ai thotë se sytë e Shqipërisë, janë të kthyer për nga modeli qeverisës perëndimor. Ndaj, shtetet e mëdha duhet të veprojnë, që Shqipëria të mos gabojë në këtë zgjedhje të bërë./ AP/