Andrea Walton
10 Dhjetor 2019

Takimi i shumëpritur midis Vladimir Putin dhe Volodymyr Zelensky, i mbajtur dje në Paris, dha disa rezultate pozitive në lidhje me zgjidhjen e konfliktit në Donbas por nuk arriti të zhbllokojë plotësisht situatën. Sidoqoftë,kjo duhej te pritej: samiti ishte gjithashtu takimi i parë ballë për ballë midis dy krerëve të shtetit që nga fillimi i mandateve të tyre përkatëse dhe takimi i parë në “Formatin Normandia”, d.m.th., me pjesëmarrjen e presidentit francez Emmanuel Macron dhe të kancelares gjermane Angela Merkel,që nga viti 2016.Putin dhe Zelensky kanë rënë dakord për një shkëmbim total të të burgosurve midis dy palëve dhe për zbatimin e një armëpushimi në Ukrainën Lindore: masa të destinuara për të rritur besimin midis palëve dhe për të lehtësuar , në një te ardhme te afërt, nje c’tensionim i mëtejshëm midis Moskës dhe Kievit.

Hapa përpara

Putin ka permendur se sa “dialogu midis palëve është i rëndësishëm” ndërsa Zelensky ka konfirmuar se takimi kishte qene “një hap i madh perpara drejt paqes”. Makron në fund, ndërsa njohu vlerën e limituar të asaj që ishte rënë dakord,ka njohur “përparimet praktike dhe të prekshme”. Pjesëmarrësit e samitit kane renë dakord për nevojën për t’u takuar përsëri pas katër muajsh për te provuar të zgjidhin një nga pengesat më të rëndësishme për procesin e paqes: kushtet në të cilat do të zhvillohen zgjedhjet lokale në Ukrainën Lindore.

Zelensky, në të vërtetë, i është bashkuar,kohë më parë dhe në parim, të ashtuquajturës Formula Steinmeier,dmth garancise se një autonomie të konsiderueshme për zonat e Donetsk dhe Luhansk në këmbim të zgjedhjeve lokale të lira dhe te monitoruara nga OSBE. Një nga kushtet e fiksuara nga kreu i Shtetit Ukrainas është që milicitë separatiste te mos ndikojnë në zgjedhjet lokale dhe kjo mund të dëshmohet të jetë mjaft e vështirë. Një pjesë e zones se Donetsk dhe Luhansk, në fakt, ështe nën kontrollin e separatistëve tashme prej vitesh dhe c’mobilizimi i tyre mund të vijë vetëm falë një presioni të fortë të ushtruar, në këtë kuptim, nga Moska.

Prespektivat

E ardhmja e paqes së mundshme në Ukrainë është e lidhur ngushtë me qëndrimin,pak a shume bashkëpunues, me të cilin të dy palët do të jenë në gjendje të bashkëveprojnë. Vite tensionesh dhe akuzash serioze reciproke, sigurisht që nuk ndihmojnë por këto muaj kanë bërë të regjistrohen perparime të rëndësishme: shkëmbimi i ndërsjellë i të burgosurve në shtator, tërheqja e përbashkët e trupave të Kievit dhe separatistëve nga pika të caktuara të linjës së kontaktit dhe kthimi nga ana e Moskës e anijeve luftarake të Ukrainës të marra pas përplasjes në fund të 2018 sigurisht që paraqesin shenja shumë pozitive dhe nuk duhet të nënvlerësohen. Klima e besimit midis Kievit dhe Kremlinit, muajt e fundit, është rritur në mënyrë progresive dhe gjithçka do të sugjeronte përmirësime të mëtejshme. Sidoqoftë, ekzistojnë pengesa: mbi te gjithe peshon e ardhmja e milicive separatist, që me siguri nuk do të shpërbëhen spontanisht pa garanci mbi imunitetin penal dhe mbi rolet e mundshme politike në nivel lokal. Kushte keto te fundit,te cilat nuk mund të pranohen nga Zelensky i cili, në realitet, duhet të mbajë një ekuilibër midis nevojës për një hapje ndaj Moskës dhe asaj qe të mos bëjë shumë lëshime për kampin kundërshtar. Takimi i ardhshëm midis Krerëve të Shtetit dhe implementimi i masave të dakorduara do të jenë vendimtare për të ardhmen e paqes në Donbas.