(FOTO: Në këtë foto shfaqet Gentjan Daja, burri i kandidates për kryetare bashkie në Kavajë, Silva. Ky ëhstë edhe kryetar i PS në rajon, edhe mik i kryetarit të kapur në trafikim njerëzish- Ervis Roshi. Kërkuam foton e kandidates; por nuk ka askund në publik. Kudo, në emër të kandidates shfaqet burri i saj)/
Disa media këtë dorëheqje po e konsiderojnë si presion të LSI mbi PS. Megjithatë duket se presioni ka qenë shumë i madh edhe nga faktorë të tjerë, sidomos nga SHBA. Silva që u piketua kandidate, do të krijonte një “Vis Rosh” të ri në Kavajë. Ajo ëhstë gruaja e kryetarit të PS për rajonin, Gentjan- i cili de facto do të ishte kryetar Bashkie po të zgjidhej e shoqja. Genjani është zbuluar si një trafikant droge dhe njerëzish në Itali, siç ishte edhe Ervis Roshi.
Në një status në Facebook ,Silva shkruan se u krijua tymnajë e madhe pasi Kryesia e PS Kavajë e zgjodhi si kandidate për kryetare bashkie. Ajo thotë se bashkëshorti i saj vlen më shumë për të se sa një karrige.
Kujtojmë se PD dhe LSI deklaruan mospjesëmarrjen në zgjedhjet e Kavajës pikërisht për shkak të kandidaturës së zgjedhur nga PS-ja. Sipas LSI, aleati në koalicion nuk ishte konsultuar as kur ka zgjedhur Elvis Rroshin dhe as sot…
Ja deklarata e plotë e Silvana Dajës, gruas së Gentian Dajë- mikut të Elvis Rroshit
Miq, gjatë ditëve të fundit kam parë tymnajën e madhe të krijuar mbi kandidimin tim në pozicionin e Kryetares se Bashkisë së Kavajës, qyteti ku kam lindur, ku kam ndërtuar familjen dhe ku do kaloj jetën.
Pavarësisht se në jetën time nuk i kam bërë keq asnjë mize dhe do doja të jepja më të mirën nga vetja në këtë proces, zhurma e ngritur kaloi çdo imagjinatë dhe parashikim duke sulmuar bashkëshortin tim i cili për mua vlen më shumë se një karrige.
Ndaj, nisur nga molla e sherrit, që Kavaja e vogël por e bukur ka shkaktuar në politikën e madhe, me keqardhje dua të heq dorë nga ky kandidim dhe të tregoj tolerancën që më karakterizuar gjithë jetën me qëllim që asnjëherë mos jem bllokuese e fateve të askujt.
Një falënderim për gjithë qytetarët të cilët pavarësisht kohës së shkurtër, më kanë mbështetur dhe kanë qenë të gatshëm të bëjnë këtë udhëtim me mua. Gjithashtu falënderoj çdo socialist dhe socialiste që ka qenë përkrahës i emrit tim.
Zotohem se si qytetare do kontribuoj për kryetarin e radhës sepse dua me shpirt që Kavajën ta shoh vetëm në ditë të mira.
Me respekt SILVA DAJA