Aktori Sir Roger Moore, i mirënjohuri për rolin e famshëm të James Bond, ka vdekur në moshën 89 vjeç- njoftoi familja e tij.
Ai luajti rolin e spiunit të famshëm në shtatë filmat për ‘Bond’ duke përfshirë edhe ‘Live’ dhe ‘Let Die and A Vieë to a Kill’.
Familja e Sir Roger ka konfirmuar lajmin përmes Twitter. Në konfirmimin e familjes thuhet se Sir Roger Moore vdiq pas “një beteje të shkurtër dhe të guximshme me kancerin”.
Në deklaratën nga fëmijët e tij thuhet: “Faleminderit Baba që ishe ti; ti shumë special mes shumë njerëzve!”
“Me peshn më të madhe në zemër, na duhet të ndajmë lajmin e tmerrshëm që babai ynë, Sir Roger Moore, ndërroi jetë sot. Ne jemi tërësisht të rrënuar”, shkruan në postimin e Twitter.
/Veritas.com.al