Shefja e Politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian (BE), Kaja Kallas, teksa blloku po shqyrton masa të mëtejshme kundër Moskës ka deklaruar se sulmet hibride ruse në të gjithë Evropën mbajnë “të gjitha tiparet e terrorizmit të sponsorizuar nga shteti”.
Duke folur para një takimi joformal të ministrave të Jashtëm të BE-së në Irlandë, Kallas tha se disa vende anëtare kishin thirrur ambasadorët rusë në lidhje me sulmet.
Kallas tha se BE-ja tashmë ka në përgatitje 1.600 sanksione që synojnë kompleksin ushtarako-industrial të Rusisë dhe se listës mund t’i shtohen edhe të tjera. Megjithatë, ajo theksoi se në takimin joformal nuk do të merren vendime zyrtare.
Komente