Filluan operacionet e evakuimit të rebelëve të fundit dhe familjeve të tyre në Aleppo. Të parët që po largohen janë të plagosurit dhe të sëmurët.

Rreth një mijë persona janë evakuuar sot, e enjte, nga lagjet rebele të Alepit, ka raportuar një titullar i lartë ushtarak, ndërkohë që karvani i parë u largua nga sektori i opozitës në qytetin e dytë të Sirisë.

“Operacioni i evakuimit përfshiu 951 persona, ndër të cilët mbi 200 rebelë, si edhe 108 të plagosur nga të cilët edhe kryengritës”, deklaroi ushtaraku i lartë.

Autobusët e parë dhe ambulancat që transportonin të plagosur dhe civilë u largun të enjten pas mesditës nga lagjet rebele të Alepit, qyteti i dytë i Sirisë. Automjetet, që transmetonin kryesisht të plagosur dhe familjet e tyre, janë nisur nga lagjja Al-Amiriyah dhe kanë mbërritur në atë të Ramoussa-s, që është në duar të regjimit. Më pas ai duhet të vazhdojë drejt perëndimit të provinces së Alepit, e kontrolluar nga kryengritësit.

Karvani ecte shumë ngadalë. Ai kryesohej nga automjetet e Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq (CICR) dhe të Gjysmë Hënës së Kuqe siriane me flamujt e tyre, dhe ndiqej nga 13 ambulanca dhe 20 autobus të gjelbër. “Ata përshkuan linjën e frontit dhe do të shkojnë drejt perëndimit të provinces së Alepit”, pjesa dërrmuese e të cilës është nën kontrollin e rebelëve, ka deklaruar Ingy Sedky, zëdhënëse e Kryqit të Kuq në Siri.

Të parët që janë larguar janë të plagosurit dhe të sëmurët, si edhe të afërmit e tyre, ka saktësuar ajo.

Një korrespondent i AFP-së në lagjet rebele ka pare njerëzit të kacavirreshin në autobusët, të uleshin në karrike e në dysheme. Dis anga banorët, edhe pleqtë, qanin.

Të tjerët dukeshin të lumtur që po largoheshin. Kishte të tjerë që dukeshin të pasigurt për të hipur në autobus, nga frika e kontrolleve të mundshme nga ana e sigurimit apo nga kontrollet e dokumentave nga ana e forcave të regjimit. Në lagjen e Ramoussa-s, gratë nga ballkonet ulërinin me piskana gjatë largimit të autobusëve.

/Veritas.com.al/