Reshjet e dëborës dhe stuhitë e fuqishme, që kanë mbërthyer vendin tonë gjatë 24 orëve të fundit, kanë krijuar vështirësi në qarkullim dhe ndërprerje të energjisë elektrike në disa qarqe.
Si pasojë e erërave të forta, dy pemë janë rrëzuar mbrëmjen e djeshme pranë oborrit të Spitalit Rajonal të Lezhës, duke dëmtuar disa automjete të parkuara dhe një biznes që ndodhej pranë.
Forcat zjarrfikëse kanë punuar për disa orë për heqjen e pemëve dhe rikthimin e normalitetit.
Ndërkaq, moti i keq me erëra të fortë përgjatë 24 orëve ka shkaktuar dëme të shumta në Lezhë, duke dëmtuar rrjetin elektrike e duke lënë shumë fshatra në të gjithë territorin e qarkut pa energji elektrike.
Qarku Elbasan – Reshjet e dëborës krijojnë vështirësi në qarkullim
Në Qarkun e Elbasanit, reshjet e dëborës janë kthyer në problem për qarkullim, duke bllokuar rrugët që lidhin Njësinë Administrative Labinot-Mal.
Trashësia e dëborës arrin deri 20cm, por rruga për në Njësinë Administrative Funar është e kalueshme vetëm me mjet4x4 me zinxhirë.
Ndërsa në Librazhd, një pjesë e mirë e rrugëve rurale që lidhin fshatrat me njësinë administrative janë të bllokuara. Aksi rrugor nacional Librazhd-Stebleve deri në Borovë është i kalueshëm me zinxhirë. E njëjta situatë paraqitet edhe në Prrenjas.
Por problematike paraqitet situata në rrethin e Gramshit, ku si pasojë e reshjeve të denduratë dëborës, banorët e Njësive Administrative Lenie, Kushovë, Kudovjat janë hasur me mungesë të furnizimit me energji elektrike.
Aksi rrugor që lidh rrethin e Gramshit me zonën e Mokrës në Pogradec aktualisht është i bllokuar dhe i pakalueshëm. Deri tani nuk raportohet për automjete të mbetura në rrugë, por udhëtarët këshillohen të shmangin këtë drejtim deri në përmirësimin e kushteve atmosferike.
Autoritetet dhe banorët lokalë apelojnë për ndërhyrje urgjente për hapjen e rrugëve dhe normalizimin e qarkullimit në zonë.
Qarku Kukës-Bllokohen përkohësisht rrugët
I gjithë territori i Qarkut Kukës vazhdon të jetë i përfshirë nga reshje bore me intensitet të ulët dhe i shoqëruar me erë të fortë e cila bën të mundur mbartjen e borës dhe bllokim të përkohshëm të rrugëve. Të gjitha akset rrugore nacionale janë të qarkullueshme me pajisje dimërore. Nga subjektet kontraktore vazhdon puna për pastrimin e rrugëve nga bora dhe kriposjen e tyre.
Nga bashkitë Kukës, Tropojë dhe Has nuk kemi raportime për ndonjë problematikë emergjente. Të gjitha rrugët janë të kalueshme me pajisje dimërore përveç rrugës që lidh Njësinë Administrative Arrën dhe Zapod me rrugën nacionale.
I gjithë Qarkut i Kukësit furnizohet me energji elektrike përveç Njësive Administrative Kolsh Surroj, Arren, Lagjia Drinas dhe Ram-Has, Qendër Kukës, fshati Qam, Leproj dhe Malzi.
Qarku Shkodër- Mungesë të furnizimit me energji elektrike
Akset rrugore në qarkun e Shkodrës janë të qarkullueshme. Në të gjitha akset në zonat malore ka prani të dëborës dhe erë të fortë. Kontraktorët janë në gatishmëri me mjete dhe punëtorë për pastrimin dhe kriposjen e rrugëve.
Qarkullimi i automjeteve në zonat malore duhet të kryhet me goma dimërore dhe zinxhirë.
“Nj.A. Shale, Shosh, Pult, Velipoje dhe Gur i Zi kane probleme me furnizimin me Energji Elektrike. Aksi rrugor Kire – Shosh është i bllokuar. Rruga për në Theth është e kalueshme por me ngrica.
Nga bashkia Vau Dejës, informohemi se kemi mungesë të furnizimit me energji elektrike ne Nj.A. Vau Dejës, Hajmel, Vig Mnele, Temal dhe Shllak. Vazhdojnë erërat me intensitet të lartë. Dy njësitë malore janë të izoluara nga dëbora.
Nga bashkia Puke, informohemi se reshjet e bores kanë pushuar, vijon kriposja e rrugëve.
Nga bashkia Fushe Arrëz, informohemi se kanë vazhduar reshjet e dëborës gjatë natës së mbrëmshme dhe erat e fuqishme. Rruga nacionale Fushe-Arrëz-Qafe Mali është pothuajse e pa kalueshme pasi akoma nuk e ka pastruar asnjë mjet borëpastrues. Vazhdon të jetë e bllokuar rruga Bardhet – Iballe dhe kemi probleme përsa i përket furnizimit me energji elektrike në fshatrat e NjA Qafe-Mali dhe Iballë.
Qarku Korçë, probleme me furnizimin me energji elektrike
Gjatë natës në Qarkun e Korçës ka patur reshje dëbore të shoqëruara me erë.m Për shkak të erës ka patur përqendrime të dëborës në vende të caktuara duke vështirësuar kalimin e automjeteve. Po punohet në segmentin Qafa e Thanës-Doganë i cili ka përqendrim të dëborës për shkak të erës.
Nga bashkitë po punohet për hapjen e segmenteve dytësore e lidhëse me Njësitë Administrative e fshatra të veçantë si dhe të shesheve në qytete.
Deri tani nga strukturat e EC nuk raportohen problematika të veçanta.
Për shkak të ngarkesës në rrjet ka ndërprerje të përkohshme të energjisë elektrike në Bashkinë Korçë, Njësinë Adminstrative Lekas fshatrat Tudas, Denas, Xerje, Mazrekë dhe Brozdovec, në Bashkinë Maliq, Njësinë Administrative Moglicë, fshatrat Lumaj, Kodras, Dushar dhe Zerec. Në bashkinë Kolonjë, Njës.Admin. Barmash., fshatrat, Shalës, Gërmenjë, Kalatanj, Qesarakë, Radivickë dhe Novoselë, në Bashkinë Pogradec, antenat Çervenakë.
Qarku Lezhë, era e fortë rrëzon disa pemë dhe shtylla të energjisë elelktrike
Territori i Qarkut Lezhë gjatë gjithë 24 orëve të kaluara është përfshirë nga reshje shiu dhe dëbore, të shoqëruar me erë me intensitet të vrullshëm, ku dëbora ka zbritur deri në qytetin e Lezhës dhe Laçit. Sipas të dhënave të marra nga Stacioni Metereologjik Ushtarak, Gjadër, kanë rënë 10 mm shi, por pa krijuar probleme.
Nga strukturat e MC të bashkisë Kurbin raportohet se pothuajse gjithë qyteti është gdhirë pa energji elektrike, që nga ora 20 e mbrëmjes së djeshme. Si pasojë e mungesës së energjisë, është ndalur dhe furnizimi me ujë i qytetit. Reshjet për momentin kanë ndalur por era vijon me fuqi deri 65 km/orë.
Si rezultat i erës me intensitet të vrullshëm, rrjetit elektrik të amortizuar vazhdon të ketë ndërprerje të energjisë elektrike, sidomos në zonat rurale, në njësitë administrative Kallmet, Blinisht, Dajç, Balldren, Kolsh, Zejmen, Shënkoll, e disa fshatra të njësisë Shëngjin. Ka shumë shtylla elektrike të dëmtuara. Ka pasur rrëzime pemësh në anët e rrugëve, ku një e tillë në është rrëzuar në ora 04:00 të mëngjesit, tek ish-Materniteti, (sot spitali përkohësisht), duke bllokuar rrugën, është ndërhyre me strukturat e MZSH dhe të bashkisë për largimin e tyre, rruga është e pastër.
Në bashkinë MIrëditë, gjatë natës kanë vijuar reshjet e dëborës me intensitet të ulët. Trashësia e dëborës ka arritur rreth 40 cm në njësinë administrative Fan.
Deri me tani nuk raportohen për rrugë të bllokuara, përveç segmentit rrugor Kaçinar–Arrëz, që duhet të kalohet me zinxhirë për shkak të ngricave në disa vende. Ka mungesë të energjisë elektrike në Shëngjergj, Shtuf, Kaçinar, Arrëz si në fshatin Prosek e Gëziq.
Komente