SHKUP– Mos caktimin e një date per konferencen e pare ndërqeveritare, kryeministri Edi Rama e ka cilësuar si një dështim të Bashkimin Europian. Në fjalën e tij në Forumin Ekonomik të mbajtur në Maqedoninë e Veriut, kreu i qeverisë tha se do ishte më e ndershme që BE të thoshte ata nuk janë gati për të na pranuar “në familjen e tyre”, sesa të fajësojnë Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut për mosplotësimin e kushteve. Rama u shpreh se Shqipëria nuk ka dështuar, pasi ka qenë gati prej kohësh, por është e gjitha pjesë e politikave të brendshme të BE.

“Nuk është hera e parë që kemi dështuar, jemi mësuar me këtë. Është pak as shumë si një çështje martese, ke porositur muzikën, ushqimin më të mirë dhe në fund nusja nuk paraqitet. Ne do të vazhdojmë që të ecim përpara, ne ishim gati dhe më parë, fakti që disa vende thonin që Shqipëria nuk është gati, kjo nuk ishte e vërtetëm por kjo lodhet me çështje e brendshme. Nuk jam pesimistë, Zaev ka të drejtë që është pak i fustruar. Ne nuk kemi dështuar, ata kanë dështuar. Është shtëpia e tyre, nuk është shtëpia jonë që të vendosim. Ne duam të hymë në BE , por nuk duhet të harrojmë se është shtëpitë e tyre. Ne ju duam, por ata nuk na tregojnë se nuk janë gati për ne, se nuk kanë përgatitur ende “dhoma” për ne. Por ata vazhdojnë të na thonë se ju nuk jeni gati. Kjo nuk është e vërtetë”, tha Rama.

Përtej këtij vendimi, Rama tha se vendi ynë do të vazhdojë të bëjë përpara për të bërë atë që kërkohet nga BE.

“Fitorja e fundit është më e mira, por nuk do të jetë më e mirë si e reja. Në politikë, fitorja nuk është në sport, është fillimi sepse aty në fakt fillon një mision shumë sfidues. Jemi mbledhur këtu me vëllain tim Zoran, fatkeqësisht pasi nuk morëm dot një datë për konferencën e parë ndërqeveritare. Ajo që ne duhet të bëjmë është të ecim pëprara dhe të realizojmë atë që na kërkohet nga Bashkimi Evropian. Ne jemi të vegjël për të jetuar të izoluar nga njëri-tjetri, por të bashkuar mund të ia dalim  për të jetuar së bashku”, shtoi ai.

Me një gjuhë si kryeministri Edi Rama, edhe homologu i tij maqedonas, Zoran Zaev tha se vendimi ishte i pandershëm për të dyja vendet, sidomos për Shqipërinë.

“Vendimi është shumë i pandershëm për të dyja vendet, por mbi të gjitha është shumë i pandershëm për Shqipërinë”, tha Zaev.

Ky është reagimi i parë i kryeministrit Edi Rama lidhur me vendimin që morën ditën e djeshme ministrat e jashtëm të vendeve të BE, të bëra nga Maqedonia e Veriut. Për Shqipërinë nuk kishte asnjë kundërshti nga 27 vendet anëtare, por pengesë këtë herë u bë Maqedonia e Veriut pas vetos që i vendosi Bullgaria. Ndryshe nga konferencat e mëparshme, Shqipëria brenda dy viteve të fundit arriti të mposhte skepticizmin e disa vendeve anëtare të cilët konsideronin se Shqipëria nuk përmbushte kushtet për hapjen e negociatave të anëtarësimit, por kësaj here ajo ishte kurban i probleme të Maqedonisë së Veriut.

Keqardhjen për mosmbajtjen e Konferenëcës së Parë Ndërqevritare me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut e kanë shprehur edhe Ambasadorët e SHBA-së, Britanisë së Madhe, Greqisë dhe Italisë të Pranishëm në Forumin e Parë të mbajtur në Shkup.