Ditën e sotme në media ka qarkulluar lajmi se si pss projektit 2 miliardë dollarë të trumbetuar fort nga Qeveria dhe kryeministri Edi Rama, për ndërtimin e një porti turistik në Durrës, fshihet kunati i Lulzim Bashës, kreut të PD, Erion Isufi dhe jo një kompani arabe siç thuhej.
Ky lajm është publikuar dhe nga “Rilindja Demokratike” e cila mbante pikërisht foton e kunatit të Bashës.
Lajmi ka qendruar për rreth 30 minuta dhe pastaj është fshirë, shkruan gazeta Tema.
Nuk dihet nëse kemi të bëjmë thjesht me një gabim të gazetës, apo një sulm ndaj Bashës, me urdhër të Berishës.