Kryesuesi i listës së Partisë Demokratike në Shkodër, prof. Gurakuqi shkruan në CV e dorëzuar pranë KQZ se është “kandidat i P.P.” (Partia e Punës). Nuk dihet nëse është reminishencë e së shkuarës kur P.P> (Partia e Punës) ishte “kudo në mendje e në zemër”, apo kandidati është propozuar aq ‘vrik e vrik” sa nuk ka kuptuar kandidat i kujt është.

Në dokumentin e mëposhtëm që sjell “JavaNeës”, Romeo Gurakuqi shkruan se në zgjedhje për Kuvend 2017 ai është i “propozuar nga PP”.

Profesori Gurakuqi është një prurje e re Lulzim Bashës në PD ndërkohë që jashtë qarkut Shkodër u lanë emra të njohur si Jozefina Topalli, Ramiz Çobaj dhe Helidon Bushati- shkriuan Koha Jonë.

Ndryshe nga shumë kandidatë të tjerë, Gurakuqi është dhe profesor. Ndaj dhe të mos dish se me cilën parti kandidon do të thotë se ke hyrë gabimisht në fushatë.

Veritas.com.al/