Ish nënpresidenti Joe Biden aktualisht udhëheq ndaj rivalit te tij më te afërt me 14 pikë, sipas një sondazhi të Morning Consult lëshuar të martën.
Sondazhi kombëtar i votuesve të regjistruar tregon se Biden aktualisht gëzon 36 për qind mbështetje, ndërsa Sanders ka vetëm 22 për qind mbështetje.
Gjurmimi i sondazhit tregon një kërcim gjashtë pikësh në mbështetjen e Biden që nga shpallja e kandidaturës së tij për president, ndërsa Sanders ka rene dy pikë nga java e kaluar pasi ka mbeshtetur që kriminelet të kenë të drejtë te votojnë.
Senatorja Elizabeth Warren është në vendin e tretë me nëntë për qind ndërsa kryebashkiaku Pete Buttigieg është i katërti me tetë përqind. Kamala Harris është në vendin e pestë me gjashtë për qind.
Limituar vetëm për votuesit e parë primare te shtetit në Iowa, New Hampshire, Karolinën e Jugut ose Nevada, Biden gëzon 16 pikë kryesuese mbi Sanders.
Rezultatet e votimit të fundit bazohen në 15,475 intervista me votuesit e regjistruar, të mbledhur nga 22-28 prill 2019.
Një sondazh i ri i CNN tregon se 39 përqind e Demokratëve dhe Demokratëve të pavarur mbështesin Biden, më shumë se 20 pikë përpara Sanders.
Veritas.com.al/