
Tetëdhjetë për qind e Amerikanëve – përfshirë 68 për qind të Republikanëve dhe 61 për qind e atyre që “aprovojnë me forcë” punën e Presidentit Donald Trump – kanë një vizion të favorshëm për njerëzit që mbajnë maska gjatë krizës së koronavirusit, sipas një sondazhi kombëtar të lëshuar të premten në mbrëmje.
Sondazhi i Fox News zbuloi se mazhorancat e forta në të 40 grupet demografike që u vëzhguan kishin një opinion të favorshëm për ata që mbajnë maska.
Vetëm 13 përqind e Amerikanëve kishin një vizion të pafavorshem për ata që mbajnë maska.
Sondazhi u zhvillua nga 13-16 qershor dhe ka një marzh gabimi prej +/- 2.5 pikë përqindje.
VERITAS.COM.AL