Ashtu si sondazhi i dy javëve më parë, edhe në këtë sondazh të dytë të Institutit Piepoli konkludohet se gara në Tiranë është thuajse e përfunduar pa nisur fare. Erion Veliaj, kandidati i Partisë Socialiste për zgjedhjet lokale në Tiranë nuk e diskuton fitoren në si kryebashkiak në zgjedhjet që do të mbahen më 14 maj. Sipas rezultateve të përfituara nga sondazhi i institutit italian Piepoli në bashkëpunim me Report Tv, 51% e qytetarëve në Tiranë (i njëjti rezultat si dy javë më parë) do të votonin për Erion Veliajn si kryetar bashkie për t’i besuar një mandat të tretë. I dyti në sondazh renditet kandidatit i koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’, Belind Këlliçi. Ndërsa për kandidatin e Partisë Demokratike, Roland Bejko do të votonin 6-10% e qytetarëve të anketuar, më pak se do të merrte vetë partia politike që ai përfaqëson.

Edhe në Këshill Bashkiak, PS fiton bindshëm. Partia Socialiste ruan bindshëm shumicën në Tiranë. 50% e të pyeturve nga Instituti Piepoli janë përgjigjur se do të votonin PS-në në zgjedhjet e 14 Majit. Partia Demokratike e Enkelejd Alibeajt arrin në 9-13. Ndërkohë që koalicioni Berisha-Meta mbetet në të njëjtat kuota si dy javë më parë, 34-38% të elektoratit. Partitë e tjerë marrin përqindje të pakonsiderueshme.

52% e qytetarëve të Tiranës e vlerësojnë pozitivisht ose shumë pozitivisht punën e kryetarit të Bashkisë së Tiranës në këto 8 vite që ai e qeveris kryeqytetin. Ndërtimi i shkollave dhe kopshteve nga Veliaj vlerësohet nga qytetarët e Tiranës si pozitive. Edhe aktivitetet kulturore kanë marrë një vlerësim shumë të mirë me 5.8, ndërkohë që me nga 5.3 është vlerësuar puna në rindërtimin post tërmet dhe përket dhe gjelbërimi publik. Puna për zbukurimin në qytet ka marrë notën 5.5, pastrimi i qytetit 5.2, rrugët dhe urbanistika 5.2.

Ndërtimi i shkollave dhe kopshteve nga Veliaj vlerësohet nga qytetarët e Tiranës si pozitive. Edhe aktivitetet kulturore kanë marrë një vlerësim shumë të mirë me 5.8, ndërkohë që me nga 5.3 është vlerësuar puna në rindërtimin post tërmet dhe përket dhe gjelbërimi publik. Puna për zbukurimin në qytet ka marrë notën 5.5, pastrimi i qytetit 5.2, rrugët dhe urbanistika 5.2.