Sipas rezultateve të publikuara nga Sondazhi rajonal për Ballkanin Perëndimor për vitin 2022 në kuadër të projektit të institutit amerikan “Instituti Republikan Ndërkombëtar”, pëlqyeshmëria për presidentin e Turqisë në Kosovë, Recep Tayyip Erdogan, është më e madhe sesa pëlqyeshmëria për Albin Kurtin.
Në pyetjen “A keni opinion shumë të papëlqyeshëm, disi të papëlqyeshëm, disi të pëlqyeshëm ose shumë të pëlqyeshëm për liderët e poshtë shënuar botërorë?”, sa i përket Kosovës përgjigja ka qenë befasuese.
Në vendin e dytë është presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, me 40 për qind shumë pëlqyeshmëri dhe 32 për qind “disi pëlqyeshmëri”. Në total 72 për qind e kosovarëve e pëlqejnë shumë ose deri diku Erdoganin.
Kurse vetëm në vendin e tretë është Albin Kurti, kryeministër i Kosovës, për të cilin 40 për qind e të anketuarve kanë shumë pëlqyeshmëri, derisa 25 për qind deri diku pëlqyeshmëri.
Marrë në përgjithësi 65 për qind e qytetarëve në Kosovë kanë ose shumë pëlqyeshmëri ose disi pëlqyeshmëri për Kurtin.
“Institutit Republikan Ndërkombëtar” është një institut amerikan jo profitabil dhe që është i përkushtuar në avancimin e lirisë dhe demokracisë në botë duke ndihmuar akterët politikë, partitë politike dhe të tjerë të përfshirë në qeverisje që të merren më shumë me cështje substanciale.
Instituti merret edhe me programe për përfshirjen e të rinjve më shumë në politikë dhe ofron ndihmë sidomos për grupe të margjinalizuara në vende të ndryshme.
Instituti ishte formuar në vitin 1982 me iniciativë të presidentit të atëhershëm amerikan Ronald Reagan, derisa deri në vitin 2018 udhëheqës i institutit ishte John McCain. Atë e kishte zëvendësuar senatori amerikan, Dan Sullivan.
Metodologjia e sondazhit
Sondazhi është realizuar në kuadër të qendrës së institutit “Center for Insights in Survey Research” nga Ipsos Stregic Marketing, nga 30 dhjetori e deri me 20 shkurt. Të dhënat janë mbledhur me metodën e intervistës fizike – fytyrë me fytyrë – në shtëpinë e respondentëve me një metodë që e shpërndan mostrën në gjithë territorin dhe tek të gjitha nacionalitetet. Madhësia e mostrës ka qenë diku mes 1008 deri 1520 dhe margjina e gabimit mes 2.9 deri 3.5 për qind.( Sipas AP)