Kompania për Marketing dhe Hulumtim të Opinionit Publik (IPSOS), një nga kompanitë lider të sondazheve në botë, sonte në emisionin “Open” paraqet sondazhin e dytë të opinionit publik në Shqipëri mbi zgjedhjet e ardhshme parlamentare.
38% e shqiptarëve mendojnë se shqiptarët po shkojnë në drejtim të duhur, njësoj si në muajin shkurt.
Gjithashtu edhe përqindja se sa mendojnë se po shkon në drejtim të gabuar është e njëjtë me muajin shkurt, 47%. Ndërsa vetëm 8% mendojnë se nuk është asnjë nga të dyja.
Oliviero Marchese drejtorI i Përgjithshëm i Kërkimeve Elektorale, IPSOS tha se mazhi i gabimit është 3%.
“Marzhi i gabimit në një përqindje është 3%. Kuptohet që ka një stabilitet absolut, kemi një qëndrueshmëri në tendencë. Është si puna e motit që është më e vështirë dhe opinioni publik është më i lëkundur dhe mund të jemi subjekt i gabimeve të ndryshme. Por të gjitha kërkimet që bëhen sondazhet mbeten mënyra më e mirë”, tha ai.