George Soros ka financuar Aleancën Citoyenne, një shoqatë franceze e lidhur me Vëllazërinë Myslimane, organizate islamike e nxjerrë jashte ligjit ne shumë Shtete, përfshirë Egjiptin
Nga: Roberto Vivaldelli /
Shi parash ndaj Islamit radikal nga “filantropi”. George Soros, mbështetësi financiar i Partisë Demokratike Amerikane dhe themelues i Fondacioneve të Shoqërisë së Hapur,ka financuar Alliance Citoyenne, një shoqatë Franceze e lidhur me organizatën transnacionale të Vëllazërisë Myslimane, zemrën rrahëse dhe ideologjike të Islamit politik.
E raporton Panorama,që citon një studim të Observatoire du Journalisme francais. Por çfarë është Alliance Citoyenne? E formuar kryesisht nga aktiviste, shpjegon Panorama, ajo lufton për “të drejtat e barabarta” të grave myslimane në shoqërinë franceze dhe evropiane. Një betejë në emër të Islamit më konservator dhe pa kompromis, sigurisht jo në sensin laik. Për shembull, ajo pretendon “të drejtën” për të vazhduar mbajtjen e burkinit pavarësisht nga ndalimet nga ana e shumë bashkive franceze pas sezonit të atentateve terroriste. 23 qershorin e kaluar aktivistet e Alliance kane hyrë në pishinën komunale të Jean-Bron në Grenoble dhe kanë bere një veprim demonstrativ,shumë te ndjekur nga mediat franceze.
Soros ka financuar Islamin radikal në Francë
Shoqata Alliance Citoyenne në Francë rezulton edhe partnere,jo vetem e Sorosit por edhe e Étudiants musulmans de France (Emf), që konsiderohet dega studentore e Vëllazërisë Myslimane Franceze si Jeunes Musulmans de France (Jmf). Të dy siglat bashkojnë aktivistë të rinj nga Uoif, Unioni i Organizatave Islamike të Francës: një organizatë nga ana e saj në orbitën e Vëllazërisë Myslimane, e stilit radikal islamik. Alliance Citoyenne gjithashtu gëzon mbështetje financiare nga qyteti i Grenobles,administruar nga një aleancë ekstreme e majtë e formuar nga Europe-Ecologie Les Verts (te gjelbrit franceze), Parti de gauche (Partia e se majtës), e Majta antikapitaliste dhe dy shoqata lokale afër të majtës radikale. Një “kupolë” radikale chic, që kështu ushqen Islamin radikal dhe politik, të papajtueshëm me shoqërinë perëndimore. Një paradoks për ata që e konsiderojnë veten kampionë të ateizmit dhe mbështetës të të drejtave LGBT.
Në Itali, organizata filantropike e Sorosit financon politikanë, organizata joqeveritare të politizuara, organizatat jofitimprurëse që favorizojnë emigracionin dhe shoqata që mbështesin komunitetet rome. Midis 2017 dhe 2018, sipas hetimit të publikuar nga agjencia Adnkronos, flitet për me shume se tetë milion e gjysmë dollarë të derdhura në arkat e ketyre enteve që synojnë të krijojnë një shoqëri më të hapur dhe mikpritëse.
Kush janë Vëllezërit Myslimanë
Siç shpjegon Mauro Indelicato në InsideOver, Vëllezërit Myslimanë përbëjnë një lëvizje ndërkombëtare të përhapur mbi të gjitha në vendet arabe, në të cilën rigrupohen partitë që i referohen të ashtuquajturit “Islam politik”. Këto janë formacione që promovojnë nevojën për të islamizuar shoqëritë arabe, duke u kthyer në një Islam që nuk është “i korruptuar” nga zakonet dhe konsumi perëndimor. Nga lëvizjet xhihadiste terroriste, Vëllazëria Myslimane ndryshon nga mos përdorimi i luftës së armatosur dhe se nuk ka si objektiv eksportimin e islamizimit në vendet jo arabe.
Qëllimi është rizgjimi i botës arabe dhe muslimane, perëndimizimi i zakoneve dhe i kolonializmit shihen si elementë në gjendje të korruptojne në mënyrë të pariparueshme moralin dhe shoqerine islamike. Në Egjipt,vendi nga ku filloi lëvizja, organizata konsiderohet ilegale dhe jashte ligjit. Presidenti Al Sisi, i cili mori detyrën në 2014, e konsideron Vëllazërinë Myslimane një kërcënim për sigurinë dhe integritetin kombëtar.
VERITAS.COM.AL/