(FOTO: Lu, Berchardt dhe Berisha)/
Afër mesditës së sotme,a ambasadori i Shteteve të Bashkuara, Donal Lu dhe ambasadori i OSBE, Bernard Berchardt, kanë vizituar ish- kryeministrin Berisha në zyrën e tij. Dje të dy ambasadorët kanë vizituar kryetarin e Partisë Demokratike në selinë e kësaj partie. Me sa duket, fuqitë demokratike të botës perëndimore po monitorojnë situatën para zgjedhjeve të përgjithshme të 18 Qershorit në Shqipëri.
Zoti Berisha, ish president i Republikës dhe ish- kryeministër, ka thënë se në Shqipëri nuk mund të ketë zgjedhje të lira, madje”askush nuk beson se mund të ketë zgjedhje të lira. Konkluzionin e tij, zoti Berisha e ka mbështetur në kriminalizimin e shtetit, që sipas Berishës do të dhunojë zgjedhjet me ndihmën e krimit.
Para fuqive perëndimore ai ka paraqitur katër prova:
1.
Qeveria- tha ai- është një organizatë kriminale; dhe Edi Rama drejton “jo një qeverio”, por këtë organizatë. Lidhjet e krimit në qeveri- sipas skemës- shkojnë nga lart në disa segmente të qeverisë deri te familja e kryeministrit. Olsi Rama, vëllai i kryeministrit- sipas Berishës- është i lidhur me trafkantët e drogës. Me këtë rast zoti Berisha nxori pr herë të parë emrin e kapobandës së trafikut të kokainës. Ky është Gentian Gjonaj, dhe bashkëpunëtori më i ngushtë është Olsi Rama- tha ish- kryeministri. Gjonaj- sipas argumenteve të Berishës- ka modifikuar edhe makinën të përshtatur për trafik kokaine. Sigurisht që qeveria e di dhe ka dhënë leje. “Shikoni, të gjithë të dhënat i keni në sistemin TIMS”- tha Berisha.
2.
Berisha iu tha ambasadorëve se kryeministri po bën gjithçka për të liruar nga burgu Lulzim Berishën- një vrasës seria; si dhe anëtarët e organizatës kriminale “Hakmarrje për Drejtësi”. Gjithashtu ka lidhje me Shullazin edheAldo Baren, dy emra dhe organizata kriminale. Këta do të përdoren si armë e dhunshme dhe vrastare e qeverisë për të dhunuar zgjedhjet e ardhshme.
3.
Rama e kryen krimin dhe e krijon organizatën kriminale duke lidhur pas saj ministrat- tha Berisha. Ministri i Brendshëm Tahiri është i lidhur me trafikantët e drogës dhe me vrasës. Kryeministri dhe ministri i brendshëm bëjnë sikur kërkojnë trafikantin ndërkombëtar të drogës, Balili, por në fakt ai është i mbrojturi prej këtyre të dyve. Këta e dinë ku fshihet Balili- ka deklaruar Berisha,- dhe ndjekin lëvizjet e tij me qëllim që ta mbrojnë.
4.
Ish- kryeministri Berisha iu ka paraqitur prova ambasadorëve mbi përzierjen në krim të ministrit të Brendshëm, Tahiri. Ky ministër ishte i pari që bleu një skaf për transportin e drogës;dhe skafin përdor një nga trafikantët më të rrezikshëm, Balili- i njohur botërisht si trafikant lëndësh narkotike.
Gjithashtu, makina personale e Tahirit- tha Berisha- është përdorur për transport ndërkombëtar lëndësh narkotike. Sipas dokumenteve të njohur- tha Beriha, makina e Tahirit ka kaluar 28 herë kufirin shtetëror dhe dyshimet janë se gjithnjë ka pasur ngarkesa droge.
Ish kryeministri dhe lider i Partisë Demokratike, para ambasadorëve vuri edhe një herë në dyshim serioz zhvillimin e zgjedhjeve në Shqipëri. “Rama ka blerë mediat”- tha Berisha, duke nënkuptuar se pa media nuk ka liri të zgjedhjeve. Ai kërkoi gjithashtu votime digjitale- një kërkesë e porositur nga opozita.
/Veritas.com.al/