Një luftë e madhe është gjithnjë e më pranë në Lindjen e Mesme, teksa Izraeli ka nisur një sulm ajror mbi objektivat e Hezbollahut në Liban, pasi shërbimet e inteligjencës vunë re një lëvizje të pazakontë raketash.

“Ky është një akt vetmbrojtjeje për të shmangur kërcënimet nga militantët. Forcat e Mbrojtjes së Izraelit po godasin objektivat e terrorit”, deklaroi zëdhënësi i IDF, Daniel Hagari.

Izraeli tha se civilët libanezë ishin paralajmëruar që të largoheshin nga zonat ku vepronte Hezbollahu, një grup mysliman shiit i mbështetur nga Irani.