Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, dhe ai i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, në një konferencë të përbashkët për media në hollin e Kuvendit të Kosovës, kanë zyrtarizuar arritjen e koalicionit qeverisës.

“Nesër do të shkojmë në Kuvend, për dallim nga hera e kaluar, tashmë me marrëveshje për të votuar qeverinë e re. Jemi marrë vesh për të gjitha. Kryetari Mustafa do të mbajë mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm. Në VV kanë nisur përgatitjet për referendum, sepse kështu e kërkojnë statutet e dy subjekteve tona”, tha Kurti, raporton Koha.net.

Kurti do të kërkojë votat e deputetëve për t’u bërë kryeministër në seancën plenare për votimin e Qeverisë së re, të hënën më 3 shkurt.

Derisa kreu i LDK-së, Isa Mustafa ka thënë se kanë arritur marrëveshje me VV-në me alternativën më të mirë që është në dobi të Kosovës.

Politikanët kryesorë të Tiranës kanë përshëndetur menjëherë, duke e quajtur një fitore dhe rast bashkëpunimi mes Shqipërisë dhe Kosovës. Ka përshëndetur kryeministri Rama, kryetari i opozitës Basha, etj.

Veritas.com.al/