Disa aksidente ndodhen përgjatë të enjtes në rrrugët e Lezhës duke lënë të plagosur të paktën 7 persona.
Herët në mëngjes dy vajza mbeten te lenduara pasi makina qe po udhetonin u perfshi ne nje aksident ne suprestraden Lezhe-Shkoder prane fshatit Mabe.
Burimet në vendngjarje thanë se makina tip audi bëri një parakalim të gabuar dhe u përplas me një kamper ku udhëtonte një cift turisteësh nga Gjermania.
Përplasja mes mjeteve ishte e fortë. Kamperi doli jashtë rrugës duke u përmbysur ndërsa mjeti i vogël thuajse u shkatërrua në pjesën e përparme.
Për pasojë dy vajza të moshës 28 dhe 30 vjeç morën fraktura të shumta në trup.
Ato u transportuan në urgejncën e spitalit të Lezhës në gjendje të rënduar shëndetësore.
Ndërsa turistet nga Gjermania nuk pësuan demtime.
Një tjetër aksident ndodhi në rrugën dytësore Rrile Shënkollë.
Përplasja e tre mjeteve ku njëri përfundoi në kanal shkaktoi plagosjen e tre personave të cilët janë në gjendje të mirë shëndetësore.
Rreth mesditës së të enjtës një grua që ishte duke kaluar në hyrje të qytetit u përplas nga një furgon i linjës Lezhë-Torovicë.
Këmbësorja pësoi dëmtime të shumta dhe ndodhet në spital në gjendje të rënduar shëndetësore.
Ndërkohë po të enjten nje ciklomotorr doli nga rruga në hyrje të Shëngjinit. I plagosur mbeti drejtuesi i mjetit i cili ndodhet jashte rrezikut per jeten.
Shpejtësia e lartë dhe mosrespektimi i rregullave të qarkullimit njihen ndër shkaqet e aksidenteve rrugore./