Liderët e partive partnere në koalicion për qeverinë e re të Italisë do të shkojnë sot, e Hënë, në mbrëmje në Pallatin Quirinal për takimin me presidentin Sergio Mattarella, për miratimin zyrtar për formimin e qeverisë së re, e cila akoma pa u formuar ka shkaktuar panik në gjithë kontinentin.
Emergjenca e koalicionit të League dhe Pesë Yjet (‘La Lega’, Itali veriore, reformuese e taksave dhe kundër emigracionit masiv) po vazhdon pas një lufte të ashpër negociatash që nga zgjedhjet kombëtare Italiane në fillim të Marsit.
Presidenti Italian do të presë liderin e Pesë Yjeve, Luigi Di Maio dhe liderin e League, Matteo Salvini, të hënën në ora 18. 00 me orën e Romës- krahas liderëve të dy dhomave të Parlamentit Italian, raporton Il Giornale e Italisë.
Veritas.com.al/