Ditë zie për kryetarin e PD-së, Lulzim Basha! Babai i kryedemokratit Xhelal Basha është ndarë nga jeta pas një beteje me një sëmundje të rëndë. Prej muajsh ai ishte i shtruar në spital, ndërkohë që sot ka mbyllur sytë në moshën 85-vjeçare.
Për herë të fundit, babai i kryetarit të PD-së, është shfaqur në publik kur e ëma e Bashës kishte ditëlindjen, në qershor të vitit 2020. Bashkë me të vëllanë, kreu i PD-së, Lulzim Basha u “zhvesh” nga roli i politikanit, dhe bëri një urim publik nga shtëpia e tyre, që e ndau dhe me ndjekësit e tij në rrjetet social