Shqipëria
Sipas MeteoAlb: Depërtimi i masave ajrore nga Afrikës drejt brigjeve të Mesdheut me ndikim deri në Ballkan do të sjellë në vendin tonë; mot të kthjellët dhe vranësira të pakta ku më më theksuara do të jenë në zonat Juglindore të Shqipërisë. Parashikohet që; pasditja dhe nata të vijojnë me kthjellime dhe vranësira të lehta e kalimatre në të gjithë territorin e vendit.
Temperaturat e ajrit do të ulen lehtë në mëngjes por rriten në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 11°C vlera më e ulët në Verilindje të vendit deri në 39 gradë Celcius pritet vlera maksimale në qytetin e Kucovës. Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi maksimale mbi 35 km/h nga drejtimi Verior dhe Veriperëndimor; duke krijuar në brigjet detare dallgëzim deri në 2 ballë.
Kosova
Do të depërtojnë edhe në Kosovë; masat ajrore Afrikane duke sjellë mot të kthjellët; në pjesën më të madhe të territorit të Kosovës; gjatë orëve të para të ditës. Pjesa e dytë e ditës do të dominohet nga kthjellime dhe vranësira të shpeshta në të gjithë Kosovën ku më të theksuara vranësirat do të jenë në zonat malore përgjatë shtrirjes Veri – Veriperëndim por nuk priten reshje. Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie në vlerat minimale por rriten maksimumet duke u luhatur nga 12°C minimalja e shënuar përkatësisht në qytetin e Mitrovicës deri në 32°C vlera maksimale e cila do të shënohen në qytetin e Prizrenit. Era do të fryjë e lehtë paradite por mesatare gjatë pasdites duke arritur shpejtesinë maksimale deri në 30 km/h nga drejtimi Veriperëndimor.
Maqedonia e Veriut
Moti i kthjellët dhe temperaturat e larta; do të mbizotërojnë edhe në republikën e MV; ku më të theksuara kthjellimet do të paraqiten përgjatë zonave në Jug dhe Jugperëndim të territorit ndërsa me alternime kthjellimesh dhe vranësirash të shpeshta do të jetë moti në pjesën tjetër të MV; edhe pse vranësirat do të jenë të pranishme nuk priten reshje. Situata e motit do të vijojë stabël edhe gjatë natës.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie në vlerat minimale por rriten maksimumet duke u luhatur nga 13°C vlera minimale deri në 36°C vlera maksimale në rang territori. Era do të fryjë e lehtë gjatë paradites por deri mesatare; në pjesën e dytë të ditës duke arritur shpejtesinë maksimale 35 km/h nga drejtimi veriperëndimor.
Europa
Alpet e Europës si edhe zonat përreth tyre do të përfshihen nga një sistem frontal duke sjellë; reshje të dendura shiu si edhe stuhi të forta ere. Gjithashtu; me mot të paqëndrueshëm do të PARAQITENgadishulli Iberik si edhe gadishulli skandinav KU priten vranësira konvektive duke gjeneruar rrebeshe shiu; shoqëruar nga mini-stuhitë e breshërit ndërsa nën ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike; me kthjellime dhe temperatura të larta do të paraqiten Gadishulli Apenin; gadishulli i Ballkanit si edhe Europa Juglindore.