
o më larg se sot ka pasur një person të arrestuar për shit-blerje të votave. Bëhet fjalë për koordinatorin e Partisë së Lirisë në Kuçovë e për këtë rast dhe jo vetëm, ambasadorja e SHBA-së, Yuri Kim ka dhënë një mesazh të qartë. Ajo tha se është në dijeni të këtyre raportimeve për shit-blerje të votave duke kërkuar që të merren masa përkundrejt partive politike që akuzohen.
Kjo deklaratë vjen pas arrestimit të koordinatorit të Partisë së Lirisë në Kuçovë Kristo Agalliu dhe vënies në hetim të qytetarit Agron Duro. Ky i fundit është filmuar teksa fliste në telefon me Agalliun dhe i kërkonte 15 mijë lekë për 4 vota.