Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në mbledhjen e grupit parlamentar se SPAK po abuzon me pavarësinë. Ai tregoi se iu kujtua viti 1997, kur ka përjetuar dhe vetë diçka të ngjashme.

Rama theksoi se është kërcënuar një dëshmitar me burg, duke e ndalur teksa çonte në kopsht fëmijën e tij të vogël. Ai tha se nuk mund të ndahet fëmija nga babai, pasi ky i fundit nuk ka lidhje fare me ngjarjen dhe është një artist i nderuar i vendit tonë.

“Arsyeja pse unë mendoj që kjo dëgjesë duhet bërë dhe të tilla dëgjesa duhen bërë kur janë të nevojshme, është vetëm një sepse duhet thënë e vërteta, edhe nuk ka zgjidhje tjetër për të thënë të vërtetën në një mjedis ku e vërteta shkelmohet. Nuk kam pse bëhem shumë optimist, por të kërkojnë se ka prova apo nuk ka.

Sepse të thuash blerje online për bizhu dhe veshje 800 mijë euro, ndërkohë që kryetari i bashkisë as nuk vesh dhe as nuk fustane. Edhe ta marrësh dikë nga paraburgimi, minimalisht duhet të tregosh provat. Prandaj i kërkoj dhe një herë mediave të bëjnë hulumtimin mbi provat. Në atë roman 400 faqe nuk ka prova. Edhe një element fare shumë të thjesht që unë e di, aty thuhet që veliaj ka bërë zv.ministre gruan e një biznesmeni pasi ky i fundit e ka marrë me avion. Këtë mund ta bësh vetëm me dy rrugë, ose me shkollën e sigurimit të shtetit, me ambasadën jugosllave ose të kesh prova.

Ndërkohë, zv ministrja këtu e vendosur në sallën e kuvendit më ka kërkuar mua që të flisja me Erionin kur ne ishim në koalicion. Kjo është e vërteta dhe si mund ta shkruash ti në një aktakuzë penale këtë dhe të tilla ka plot. Provat janë ato që e ndajnë këtë punë. Edhe nga ana tjetër çfarë Klotilda tha, është beteja e saj dhe jo e jona. Çfarë është e jona? Janë standardet dhe unë jam gati të dëshmojnë. Unë kam takuar njerëz pa asnjë lidhje me Erionin, janë njerëz të botës së artit. Dikush më tha që filani është në gjendje të rëndë, e kam kontaktuar dhe kërkuar dhe më thanë është në gjendje të rëndë. Ai nuk kishte as telefon, unë e kam marrë me telefonin e gruas, ia kishin marrë telefonin. E kam takuar këtë person dhe më ka ardhur turp. Sepse e kam kaluar vetë një rast të tillë, mu kujtua 1997 më kanë marrë dhe më kanë çuar te Brraka. Edhe ju më thoni mua, jo po familja… ai person nuk figuron fare. Si mund të merret një baba që po çon fëmijën në kopsht me karrocë. Ku jemi ne këtu? I vetmi lajm është abuzimi me lirinë. Këto janë shenja të abuzimit real. Si mund të merret një prind në mëngjes që çon fëmijën me karrocë. Si mund ti thuhet një njeriu e shikon atë godinën atje? Nga ta dijë ai, ai është njëri i artit, profesor. Është burgu ai, atje mund të përfundosh”.

Komente

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *