Prokuroria e Posaçme ka çuar në Kuvendin e Shqipërisë një shkresë ku kërkon ndryshimin e masës së sigurisë për ish-kryeministrin Sali Berisha.

Burimet bëjnë me dije se ndaj Berishës kërkohet një masë tjetër nga ajo e detyrimit me paraqitje, duke kërkuar masë të re “arrest shtëpie”.

Akuzat e ngritura ndaj tij lidhen me privatizimin e ish-kompleksit Partizani më shumë se një dekadë më parë.

SPAK ka kërkuar autorizim në Kuvend për ndryshimin e masës së sigurisë për ish-kryeministrin Sali Berisha.

Mësohet së SPAK ka dorëzuar një shkresë në Kuvendin e Shqipërisë ku edhe kërkon ndryshimin e masës.

Kujtojmë se akuzat e ngritura ndaj Berishës lidhen me ish-kompleksin Partizani.