SPAK ka mbyllur hetimet për operacionin “Plumbi i Artë” nga i cili u zbardhën 18 ngjarje të rëndë kriminale të ndodhura ndër vite. Organi i akuzës u ka komunikuar akuzat personave të dyshuar.

SPAK ka firmosur 32 urdhërarreste, nga të cilat 19 janë arrestuar.

Hetimi penal i regjistrura në Prill të këtij viti pas arrestimit të Nuredin Dumanit dhe mikut të tij Henrik Hoxhaj nxori në dritë vlera që shkonin nga 30 mijë në 500 mijë Euro për ekzekutime, teksa pritet të shtrihet edhe në ngjarje të tjera që janë rrëfyer nga bashkëpunëtorët.

Dëshmitë e dhëna për hetuesit nga dy të penduarit, kanë dokumentuar sipas SPAK deri më tani 18 ngjarje kriminale që datojnë që prej vitit 2011 në Shqipëri, vjedhje e atentate për të cilat janë paguar vlera monetare shumë të larta.

Nuredin Dumani, personazhi i cili sherbeu si ura lidhëse e disa grupeve kriminale, nxori emra të fuqishëm të botës së krimit, si Suel Çela, Ervis Martinaj, Florenc Çapja, Talo Çela, Kamber Mehja, si porositës të disa krimeve, me vlera monetare që shkonin nga 30 mijë deri në 500 mijë Euro.

Prokuroria e Posacme përkrah hetimit penal për zbardhjen dhe dokumentimin e ngjarjeve kriminale, pritet të kalojë në sitë pasuritë e të 32 personave nën hetim dhe familjarëve e lidhjeve të afërta të tyre.