Ruben Saraiva i dyshuar si autori që ekzekutoi biznesmenin Ardian Nikulaj në Shëngjin të Lezhës më 19 prill, ka mbajtur një qendrim mohues gjatë seancës së kësaj të mërkure në Gjykatën e Lezhës.

Gjatë marrjes në pyetje, ai ka thënë se nuk ka lidhje me këtë ngjarje.

Ruben Saraiva dyshohet si ekzekutori, për Edmond Haxhia, në rolin e porositësit por edhe për britanikët, Stephen Hunt, Thomas Mithan, Harriet Bridgeman, dhe për Harry Simpson, të cilët rezultojnë në rolin e vëzhguesëve ditën e ngjarjes.

Ekzekutimi i Nikulajt pasoi dy vrasje të tjera, ngjarje këto ende pa autor, ku në korrik të këtij viti u vra Nikolin Lekstakaj, ndërsa më 4 dhjetor u ekzekutua Etjan Nikulaj, djali i xhaxhait të Ardian Nikulaj.

Pista kryesore ku janë fokusuar hetimet për këtë ngjarje është ajo e gjakmarrjes mes fiseve Nikulaj dhe Lekstakaj, ku gjithcka nisi në vitin në vitin 1996, pas ekzekutimit të vëllait të Ardian Nikulajt, për pagesën në një pikë karburanti.