Prokurorët e SPAK kanë zbarkuar sot në Bashkinë e Fierit. Newsbomb.al mëson nga burimet se prokurorët kanë marrë tre dosje që kanë lidhje me tenderat të dhënë nga kryebashkiaku socialist Armando Subashi.

Deri tani nuk ka informacione për persona të ndaluar apo shoqëruar, por vetëm sekuestrimin e disa dosjeve me materiale që kanë lidhje me prokurimet publike (tenderat). Ky operacion i SPAK në Fier vjen pas akuzave publike të socialistit Petro Koçi, i cili tha se kriminelët në Fier po merrnin tendera.

Zoti Koçi është thirrur dje në SPAK për të dëshmuar mbi akuzat publike që bëri dite me pare.

“Efektet e SPAK dhe te Reformes ne Drejtesi po japin rezultat.  Bota e krimit dhe te korruptuarit kane filluar te ndjejne frike nga ligji. Keto efekte i mirepresim edhe ne Fier ku duart e krimit jane shtrire mbi financat publike. Protagoniste te trafikut te droges dhe te dhunes tashme kane legalizuar subjekte biznesi qe fitojne tendera publike.

Kete e realizojne ose nepermjet lidhjeve te drejtperdrejta me ndonje titullar institucionesh ose nepermjet kercenimit te zyrtareve te caktuar qe ekzekutojne prokurimet si edhe nepermjet eleminimit te konkurrenteve ne procesin e tenderimit duke kercenuar pronaret e subjekteve te biznesit,” ka thënë Petro Koçi .

VERITAS.COM.AL