Rusia e ka tërhequr kërkesën për të ankoruar tre luftanijet e saj në portin Spanjoll të Ceuta për furnizim me karburant, njofton Ministria e Punëve të Jashtme të Spanjës.

Kjo është arsyeja pse u anulua ndalesa e anijeve luftarake Ruse.

Spanja u vu nën presionin e Nato-s dhe aleatëve të saj që të mos lejojë furnizimin me karburant të luftanijeve Rusë që janë drejtuar për në Siri.

Një grup luftarak po lundron prej javës së kaluar nga Rusia drejt Mesdheut.

“sipas disa informacioneve të marra se luftanijet mund të marrin pjesë në mbështetje të luftimeve në Siri, qyteti Aleppo, Ministria e Punëve të Jashtme e Spanjës kërkoi “sqarime nga ambasada e Federatës Ruse” në Madrid”, sipas një njoftimi të ministrisë së jashtme dhënë në BBC.

Burimi shtoi se leja për ndalesën e tre luftanijeve Ruse në portin e Ceuta,  ishte dhënë në Shtator, dhe ndalesa, sipas lejes do të bëhej me 28 Tetor dhe 2 Nëntor.

Burimi tha se një ndalesë e tillë e anijeve Ruse në portet detare të Spanjës,  është praktikuar prej vitesh.

/Veritas.com.al/