Po sikur erëzat e zakonshme që mbani në shtëpi të shërbejnë edhe për të rndërtuar muret e zorrëve, për të zhvilluar oreksin, për të shkatërruar qelizën e kancerit, të ndalojnë atakun në zemër; dhe me që jemi në këtë rrugë, shërbejnë edhe për rënien në peshë?! Ja pra çfarë do të mësojmë akoma më shumë rreth kësaj:
Frutat djegës të fushave të mbjella me speca të kuq (“capsicum annuum”) janë përdorur si kulinari superiore me erëza prej shekujsh dhe kjo do të jetë bima mjekësore më e vlefshme ndër gjithë bimët e mbjella në mbretëri për shumë arsye që po i përmendim.
E pasur në vitaminë A, C, B compleks, calcium dhe potassium, studiuesit kanë treguar se speci i kuq mund të ripërtërijë indet e stomakut dhe veprimin peristaltic mes zorrëve. Akoma më tej, speci i kuq shërben edhe si një katalizator duke rritur efektin e bimëve të tjera dhe si një alternativë kundër kancerit.
Keni provuar që pas patateve të skuqura dhe salcave plot gusto të keni ndjerë djegie në hundë? Speci i kuq ngroh trupin dhe stimulon lirimin e muskujve nga kalimi i frymëmarrjes. Në qoftë se nuk keni ngrënë një spec djegës të freskët, ta dini se ai pastron sinuset dhe shkakton djersitje. Speci djegës shkakton rritje të temperaturës dhe stimulon qarkullimin e gjakut në lëkurë.