“Çdo ditë në spitalin infektiv paraqiten rreth 80 qytetarë me simptoma të gripit, virozave të stinës por edhe të Covid 19. Dy ditët e fundit numri është rritur duke shkuar në 100 persona. Por vetëm 5 apo 6 prej tyre kanë nevojë për ndihmë të specializuar mjekësore”
Në vendin tonë po mbizotëron gripi, pasuar nga virozat e stinës, e më rrallë ka edhe raste me COVID 19. Mjeku infeksionist Gentian Stroni thotë për ABC Neës se pritet që numri i të sëmurëve të shtohet në ditët në vijim, ndersa tregon edhe simptomat më të shpeshta.
Një numër i lartë qytetarësh po neglizhojnë vizitën tek mjeku i familjes, duke iu drejtuar spitaleve edhe nëse simptomatika nuk është serioze. Stroni tregon se kur duhet të paraqitemi në urgjencë.
Edhe në spitalin “Shefqet Ndroqi” çdo ditë paraqiten qytetare ne gjendje te renduar nga komplikacionet qe shkakton grupi ne rruget e frymemarrjes. Nga 40 paciente që vizitohen, 12 -15 prej tyre kanë pasur nevojë për shtrim ne spital per trajtim me te zgjatur nen kujdes mjekesor/