Sot në mëngjes, rret orës 10. 00, studentët kanë bllokuar Rrugën e Durrësit, përballë ministrisë së Arsimit. Ata kërkojnë heqjen e tarifës prej 670 lekë për provimet e mbartura.

Znj. Lindita Nikolla, ministre e Arsimit, ka thënë për televizionin Ora News se është e gatshme të negociojë me studentët për kërkesat që ata kanë.

Nikolla: Studentët janë njerëz të lirë, janë në të drejtën e tyre të protestojnë për diçka që ata ndjejnë. Por e vërteta është tjetër.

Ka nisur si një reagim në fakultetin e Arkitekturës për shkak se administratorja e atij Universiteti ka vendosur një afat kohor për pagesën e tarifës, gjë të cilën studentët kanë dashur në një kohë tjetër pagesën e tarfiës, gjë që është pranuar nga stafi i Universitetit. Edhe dekani ka qenë në komunikim me ta.

Ky moment është përdorur nga segmente të tjera për të pasur në kërkesë më të lartë, për të ulur tarifat e studimit. Por nuk ka asnjë rritje të tarifave të studimit. Dhe tjetra që kërkojnë është që studentët që ‘mbesin në klasë’ nuk duhet të paguajnë vitin që përsëritin.

Unë, zv.ministrja dhe këshilltari kemi kërkuar që një përfaqësi e tyre të vijnë dhe të diskutojnë.

Për mua nuk ka rëndësi nga inkurajohen dhe nga e marrin nxitjen. Unë jam e vendosur për të komunikuar dhe të sqaroj pozitat tona.

Veritas.com.al/