(FOTO: Pamje nga Lion-sur-Mer, në veri të Francës)/

Një stuhi ngricash  ka përfshirë Europën Perëndimore, duke shkaktuar ndërprerje të energjisë në shumë shtëpi, rënie pemësh dhe ndërprerje të disa linjave hekurudhore.

Në Francë, ndërprerja e energjisë ka lënë pa energji më shumë se 237,000 shtëpi . Stuhitë kanë përfshirë edhe Normanidinë  dhe rajonin në veri të Parisit.

N bregdetin e Dieppe,  era arriti shpejtësinë 146km/h (90.5mph).

Stuhia, e mbiquajtur “Egon”, më vonë goditi Gjermaninë, kryesisht Rhineland-Palatinate dhe Bavarinë veriore. Ndërprerjet e energjisë dhe të trafikut janë zgjeruar më tej.

Ekipet e Emergjencës ishin në gatishmëri gjatë natës në Francë dhe në Gjermani.

Një grua vdiq në Saint-Jeannet, juglindje e Francës, kur një pemë u rrëzua dhe e zuri poshtë. Ajo po dërgonte fëmijët në shkollë- raporton “Le Parisien website” në gjuhën frënge.

/Veritas.com.al/

 

Hamburg flooding, 12 Jan 17

Zona rreth Hamburgut

Aid for migrants in Serbia

Ndihma për emigrantët nnë Serbi

A freezing tram in Bucharest, 11 Jan 16

Tren i ngrirë në Bukuresht